31.5 C
Tirana
27 / 06 / 2025

Zjarret në vend/ Ngrihet nga Baza e Kuçovës droni Bayraktar, monitoron zonat e prekura

Forcat Ajrore në vend, kanë marrë masat për monitorimin e zonave jugore të prekura nga zjarret, në mënyrë që të evidentojnë dhe parandalojnë çdo rast të mundshëm.

Nga Baza Ajrore e Kuçovës, është ngritur droni Bayraktar TB2. Ky dron, transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.

Pamjet e regjistruara nga droni, do të shërbejnë për parandalimin e përhapjes së zjarreve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në rast rreziku, si dhe sinjalizimin e agjencive ligjzbatuese kur dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në këtë mënyrë, Forcat Ajrore po kontribuojnë në menaxhimin efikas të situatave me zjarre në vend.

“Dronët e Forcës Ajrore monitorim në zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit

Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve. Këto informacione po përdoren për:
• Parandalimin e përhapjes së flakëve,
• Reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në zonat me risk të lartë,
• Sinjalizimin e agjencive ligjzbatuese në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara të qëllimshme.

Përmes këtij monitorimi të avancuar, Forca Ajrore po kontribuon në mënyrë vendimtare për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin“, njoftojnë Forcat Ajrore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x