Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa PS-së 193 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë 10 vota më tepër, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 26 vota, PSD 23 vota dhe Partia Mundësia 8 vota.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 13 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 7 vota.
Procesi i rinumërimit do të hapet sërish ditën e hënë, teksa e diela është vendosur pushim për ta.
- Organizohet për herë të parë në Preshëvë Panairi i Librit Shqip - 21/06/2025
- Lapaj: Nuk e prisja që mazhoranca të kishte këto numra, por qytetarët shesin votën - 21/06/2025
- JO VETËM NJË FOTO/ Jorganxhi, familja e një trashëgimie muzikantësh, që u bë simfoni në historinë e traditës shqiptare të “zërit të shpirtit” - 21/06/2025