23.5 C
Tirana
30 / 07 / 2025

“Akuzat e reja, rëndojnë Metën”, Leka: Sulmet e PD ndaj SPAK, mbrojtje për Berishën

Analisti Martin Leka thotë se SPAK po lufton pandëshkueshmërinë e politikanëve në nivel të lartë.

Në një intervistë për “Newsline”, Leka u shpreh se akuzat e reja ndaj ish presidentit Ilir Meta, rëndojnë pozitën e tij ligjore.

Leka shtoi se presioni i PD ndaj SPAK, bëhet për të mbrojtur Sali Berishën.

“Në opinionin e ftohtë, seancat gjyqësore për politikanët, i kuptoj si një sukses të SPAK, në luftën për të luftuar pandëshkueshmërinë e politikanëve. Në opinionin personal, përderisa këto janë indicie, nëse ka prova, është hije e madhe dyshimi për një figurë qendrore si zoti Meta, por i mbetet drejtësisë deri në fund te thote fjalen e saj. Përderisa nuk është i dënuar nga një gjykatë, prezumohet i pafajshëm.

Por akuzat që ngrihen, e rëndojnë situatën ligjore të ish presidentit. Kjo është për të ardhur keq. E gjithë lufta qe eksonente te PD i bëjnë SPAK, tregon që i gjithë fokusi i PD, është i përqëndruar në mbrojtjen e liderit të saj, Sali Berisha. Saa i perket rinumerimit te votave, mendoj opozita u fut në kurth nga mazhoranca, por qoftë edhe nga vetë opozita apo levat e saj në KQZ, qe jane eperfaqesuesit ligjore. Fakti që u la dorë e lirë, mendoj se ishte kurth i zgjuar i PS, në dëm të PD. Rezultati është thjesht në kufijtë e gabimeve normale dhe njerëzore. Nuk ka shans të ndryshojë rezultati”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x