Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Teheranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin, tha presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu referuar bisedimeve diplomatike të Evropës me Iranin të planifikuara për sot në Gjenevë.
Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër elementë kryesorë:
-Rifillimi i punës së Agjencisë së Energjisë Atomike të Kombeve të Bashkuara (IAEA) me qëllim “zero pasurim” të uraniumit.
-Monitorimi i aktiviteteve të raketave balistike të Iranit.
-Dhënia fund e financimit të organizatave të armatosura në rajon nga Teherani.
-Lirimi i “pengjeve” nga Irani (referuar të huajve të mbajtur në burgjet iraniane).
“Irani duhet të tregojë se është i gatshëm të marrë pjesë në negociata brenda kornizës që ne propozojmë”, u tha Macron gazetarëve.
- Pas përplasjeve në “Kuvendit Kombëtar”, tensione edhe në shesh mes protestuesve: Jo negociata nëpër zyra, përfaqësuesit janë këtu - 19/07/2026
- Trump rikthen sulmet ndaj shteteve dhe Kongresit, “inspektorët” e tij të rinj gati të nxisin kaos - 19/07/2026
- Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën - 19/07/2026