Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli.
Ai bën me dije se shtetasit tanë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë.
Tre prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden në Tiranë, njëri kthehet sonte në Shqipëri, ndërsa personi i pesë është banues në Greqi dhe do të qëndrojë atje.
“MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj“, shprehet Hasani.
- Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë - 27/01/2026
- “Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun.. - 27/01/2026
- Pse nuk eci dhe do ngecin protestat! - 27/01/2026