Më 8 korrik, në orën 12:00, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule. Ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit.
Ndërsa sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet edhe seanca për informacionin 2 mujor për Veliajn. Në këtë seancë, SPAK i jep llogari gjykatës për çdo veprim hetimor që ka kryer gjatë kësaj periudhe kohore.
Kujtojmë se relatore e çështjes ndaj Veliajt është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.
Veliaj depozitoi rekursin më 19 maj 2025, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO, për masën e “arrestit me burg”. Rekurs në GJL kanë bërë edhe disa prej biznesmenëve të përfshirë në çështje, ndërsa bie në sy mungesa e emrit të bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Për të, gjykata vendosi një masë më të butë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Kryetari i bashkisë Tiranë u arrestua më 10 shkurt të këtij viti.
- Vijon “telenovela” në Kosovë, deputetët s’e konstituojnë Kuvendin as pas 33 tentativave - 17/06/2025
- Kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, seanca për Veliajn do të mbahet më 8 korrik - 17/06/2025
- Kryeprokurori Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE-së - 17/06/2025