Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit do të zhvillohet seanca për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkon lirinë me kusht.
Argumenti kryesor i Salianjit për lirimin e tij, është se ai ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit të tij.
Kujtojmë se kjo është tentativa e disatë e Salianjit për t’u liruar nga burgu. Në mars të këtij viti, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin e demokratit, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të 27 shtatorit 2024 dhe fitimin e lirisë.
Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës për kallëzim të rremë në lidhje me një denoncim ndaj vëllait të ish-ministrit socialist Fatmir Xhafaj.
Bëhet fjalë për rastin që u njoh publikisht si “Babalja”, ku pretendohej se vëllai i Xhafajt ishte i përfshirë në trafikun e drogës.
Nga hetimet rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.
Për këtë arsye, Salianji u dënua me një vit burg.
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026
- Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet - 28/01/2026
- Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale - 28/01/2026