Kandidatja e PD-së në Tiranë, Adriana Kalaja prej ditësh vijon sulmet ndaj Jorida Tabakut, më e votuara nga opozita në zgjedhjet e 11 Majit. I pyetur për këtë, Sali Berisha mbrojti Kalanë, por i kërkoi provat.
“Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme që në 4 vite është përballur direkt me krueministrin më shumë se kushdo tjetër. Në atë linjën e saj që beson se është avokate, linjën e drejtësisë dhe paditë. Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri.
E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive siç kam konstatuar. Çdo kandidat që ka pretendime, t’i verifikojë. Pavarësisht nga konsideratat që kam, mbroj parimet bazë. Ai që ka dyshime dhe t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit. Janë disa nuk është vetëm zonja Kalaja. Nuk jemi parti tu themi mos hap kutitë, atë nuk e themi kurrë. Kërko të drejtën tënde, ky është parimi im”-u shpreh Berisha.
- Çfarë përmban propozimi i Trump për armëpushim dhe a mund t’i japë fund luftës së Izraelit në Gaza? - 07/07/2025
- Raundi i parë i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje - 07/07/2025
- Izolohen tri vatra zjarresh në vend, MM: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar - 07/07/2025