8.5 C
Tirana
28 / 11 / 2025

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

Sot (10 maj) zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia”e cila do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.

Në këtë etapë çiklistët do të përshkojnë në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit deri në vijën e finishit.

Policia ka njoftuar oraret dhe rrugët ku do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Masat:

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

  • Sheshin “Skënderbej”;
  • Rrugën “Urani Pano”;
  • Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
  • Rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”;
  • Bulevardin “Gjergj Fishta”;
  • Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
  • Bulevardin “Bajram Curri”;
  • Rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rrugën “Lek Dugagjini”;
  • Rrugën “Dervish Hima”;
  • Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
  • Rrugën “Abdyl Frashëri”;
  • Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
  • Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit

Blloqet e banimit me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

  • Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
  • Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

  • Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
  • Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
  • Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së Priftit

Nesër (11 maj) do të zhvillohet Etapa e tretë dhe e fundit e “Giro D’Italia”. Ajo do të nisë në Vlorë dhe do të përfundojë sërish në qytetin bregdetar.

Një ditë më parë u zhvillua Etapa e I e garës së famshme e çiklizmit “Giro d’Italia”, e cila nisi nga qyteti i Durrësit.

“Giro D’Italia” nuk ka rëndësi vetëm nga ana sportive, por edhe një impakt në imazhin e vendit tonë, pasi ndiqet nga vende të ndryshme të botës.

Garës çiklistike “Giro d’Italia 2025”, do të përmbyllet Romë, më 1 qershor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x