Në një tjetër episod që i shtohet listës së gjatë të gafave, Sali Berisha, në një takim elektoral në Burrel, arriti të surprizojë të pranishmit që në nisje të fjalimit.
Ai u drejtohet qytetarëve me fjalët: “Të dashur matjanë dhe matjane, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen me të pakufishme dhe përshëndetjet më të papërzemërta (ngatërrohet)… më të përzemërta për mbështetjen e madhe që me keni dhënë mua dhe PD”.
Gabimi u korrigjua menjëherë, por efekti mbeti: një përshëndetje “e papërzemërt”. Me sa duket, në fushatën e këtij viti, jo vetëm votat, por edhe fjalët po i rrëshqasin Berishës.
Vetëm të shtunën në takimet në qarkun e Fierit, Berisha prodhoi 3 gafa. Fillimisht tha se numri i popullsisë në Gramsh ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë, më pas ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit, ndërsa pensionin minimal tha se do ta vendosë 100 euro në vend se të thonte 200 euro.
- Çfarë ndodh me dashurinë, artin dhe lirinë kur historia bëhet aq e fuqishme sa të pushtojë çdo skutë të jetës? - 02/11/2026
- Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur” - 02/11/2026
- “Aktorë të huaj duan të minojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së,” eksperti francez David Colon: Përdoren llogari false dhe influencues të paguar - 02/11/2026