Mbi 66.880 është numri i zarfeve të mbërritura deri tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga shtetasit shqiptarë me të drejtë vote, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.
Ndërsa numri në total i zgjedhësve nga jashtë vendit, që janë regjistruar në platformën elektronike PER, është 245.935, sipas të dhënave të KQZ-së, 193.823 është numri zarfeve të marra nga zgjedhësit, ndërkohë qe shteti fqinj, Italia kryeson me 29.630 zarfe të mbërritura në KQZ, e më pas renditet Gjermania me 10.431, Shtetet e Bashkuara me 6.477 dhe Greqia 6.288.
Për sa i përket zarfeve të mbërritura në KQZ sipas qarqeve kryeson Tirana me 13.969, Durrësi me 11.955, Elbasani me 7.517 dhe Fieri me 5.749.
Përgatitja dhe dërgimi i zarfeve me fletët e votimit po zhvillohet në pallatin e sportit “Feti Borova” dhe po këtu do të kryhet edhe numërimi i votave të diasporës, që voton për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Çdo votues që është regjistruar në platformën PER dhe ka marrë zarfin me fletën e votimit duhet ta plotësojë e ta dërgojë me postë deri në javën e parë të muajit maj.
Ndërkaq, zgjedhësit nga jashtë, për çdo paqartësi apo ndihmë mund t’i drejtohen KQZ-së nëpërmjet një kërkese në fazën zyrtare, ku do të marrin edhe mbështetjen e duhur.
- Festimet në rrugët e Tiranës pas fitorës së Shqipërisë në Serbi (VIDEO) - 12/10/2025
- Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish/ FOTO - 10/10/2025
- Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë, Gjon Shkambi: Jemi pronarë të… - 06/10/2025