16.5 C
Tirana
29 / 04 / 2025

Sot seanca e shtatë për konstitumin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ky ngërç politik

Vazhdimi i seancës së shtatë për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet sot në orën 10:00.

Në seacën e 25 prillit, për të katërtën herë kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk arriti që të sigurojë më shumë se 57 vota. Kundër saj votuan PDK-ja e LDK-ja, ndërkohë që kanë abstenuar tre deputetët e Nismës Socialdemokrate.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pasi propozoimi i tyre për emrin e kryetarit të Kuvendit është i njëjtë edhe pse nuk është miratuar në seancat e kaluara.

Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x