Shtyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes.
Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur sot (17 prill) kërkesë për shtyrje në Gjykatën e Posaçme, për shkak të veprimeve të ngutshme hetimore.
Seanca e radhës është caktuar për në datën 5 maj 2025, ora 14:00.
I paditur nga KESH, në seancën e 4 marsit, nuk është gjetur pajtimi dhe çështja shkoi në gjykim me prokuror.
Avokatët e Korporatës Energjetike Shqiptare kërkuan që Bardhi të përgënjeshtrojë, por avokatët e kreut të grupit demokrat refuzuan. Në këto kushte është caktuar që çështja të kalojë për gjykim.
Bardhi është paditur në lidhje me deklaratat dhe akuzat e tij për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.
- Kapshticë/ Fluks lëvizjesh për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve - 19/04/2025
- Trump shenja tërheqje nga tarifat e larta me Kinën: Jam optimist se mund të arrijmë një marrëveshje - 18/04/2025
- Ministri i Jashtëm iranian skeptik ndaj qëllimeve të SHBA-ve për programin bërthamor, kërkon mbështetjen e Rusisë! - 18/04/2025