Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas zhvillimit të konferencës së katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku u çelën negociatat për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm”.
Spiropali e cilësoi këtë hap si një moment frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE.
“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE.
Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe gjithë kontribuesit në këtë sukses të ri!
Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre.
Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë europiane”, shprehet Spiropali.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026