Grupi i punës për zgjerimin e BE-së dhe për shtetet e përfshira në procesin e negociatave do të mblidhet sot pasdite në Bruksel për të diskutuar draft pozicionin e përbashkët lidhur me grup kapitullin e dytë për tregun e brendshëm.
Shkëmbim pikëpamjesh do të ketë edhe për kapitullin e tretë atë për konkurrueshmërinë si dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Po ashtu në këtë takim do të diskutohet edhe për raportin e shqyrtimit për grup kapitullin e pestë të negociatave atë për burimet, bujqësinë dhe kohezionin.
Pas diskutimit në nivel ambasadorësh të shteteve anëtarë të BE-se pritet që presidenca polake të propozojë një datë për mbajtjen e konferencës së rradhës ndërqeveritare me vendin tonë.
Në 15 Tetor 2024, gjatë presidencës hungareze Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian ato për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Ndërkohë më 17 Dhjetor të vitit të kaluar, Shqipëria mbajti konferencën e tretë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel ku u çelën zyrtarisht dy kapituj me fokus tek Marrëdhëniet me jashtë, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Qeveria Rama shpreson se do të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027.
- Libri nuk merr pushime - 02/08/2026
- In Memoriam: FRAN VORFI – ZËRI I PAVDEKSHËMI KËNGËS SË BURRAVE TË MIRDITËS - 01/08/2026
- Fenomeni “Lëvizja e Deçanit”, kur një ide e mirë kthehet në përçarje - 01/08/2026