Deputeti socialist Erion Braçe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të në zgjedhjet e 11 majit, emri i të cilit është në listën e hapur në Tiranë.
Në një video në rrjete sociale, teksa ka shpjegon se si duhet të votojnë për PS dhe emrin e tij, Braçe thotë se qytetarët duhet të votojnë për të si një deputet që nuk hesht dhe nuk rri kot.
“Do të kesh një kuvend një deputet që nuk rri, nuk fle dhe nuk hesht, që nuk e do karrigen thjesht për të qenë deputet, që nuk e do të qenit deputet për ofiq, për t’u mburrur në këtë qytet, për t’u mburrur nga Rrogozhina në Shëngjergj apo nga Kamza në Krrabë.
Jo! Një deputet që flet, diskuton, debaton, kundërshton, miraton, propozon dhe vendos”, thotë Braçe.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026
- Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin - 12/05/2026