Presidenti rus, Vladimir Putin falenderoi presidentin amerikan, Donald Trump sepse “i kushtuar kaq shumë vëmendje zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë”.
“Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës”, tha ai.
Putin vazhdoi duke iu referuar vizitës së tij në rajonin e Kurskut dje dhe e përshkroi situatën atje si “plotësisht nën kontrollin e tyre”.
“Në rrethana të tilla, do të ishte mirë që Ukraina të arrijë një armëpushim 30-ditor”, shtoi Putin.
Ai gjithashtu tha se forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjitha zonat në front.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026