22.5 C
Tirana
14 / 03 / 2025

Zgjedhjet e 11 Majit, Aleanca e Maqedonasve braktis koalicionin e Sali Berishës

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian është tërhequr nga koalicioni “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në garën për zgjedhjet e 11 majit.

Në një letër drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ky subjekt politik kërkon çregjistrimin e partisë nga ky koalicion.

Sot është edhe afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve nga subjektet politike. Ende nuk ka një listë përfundimtare, por këtë pasdite do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve.

Letra drejtuar kreut të KQZ-së

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian

Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x