Kina do të shpejtojë tranzicionin e gjelbër të zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe do të nxitë zhvillimin e gjelbër e me lëshim të ulët karboni, nënvizohet në raportin mbi punën e qeverisë, gjatë sesionit të tretë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Sipas raportit, do të forcohen trajtimi i bashkërenduar i lëndëve të reja ndotëse dhe kontrolli i rreziqeve të mjedisit, do të zbatohen projektet e mëdha për mbrojtjen e biodiversitetit dhe do të nxitet me vendosmëri ndalimi 10-vjeçar i peshkimit në lumin Jance. Do të konkretizohen veprat demonstruese me teknologjitë e përparuara të lëshimit të ulët të karbonit dhe do të kultivohen pikat e reja të rritjes ekonomike nëpërmjet arkitekturës së gjelbër. Do të përmirësohet edhe mekanizmi i inkurajimit të konsumit të gjelbër.
Në raport theksohet gjithashtu se do të nxitet në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme arritja e kulmit të shkarkimit të karbonit dhe asnjanësimi i karbonit, duke krijuar një kontingjent parqesh e fabrikash me lëshim zero karboni, dhe do të zgjerohet sfera e tregut të tregtimit të të drejtave të shkarkimit të karbonit në mbarë vendin.
- UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League! - 03/11/2026
- “Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore! - 03/11/2026
- NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës - 03/11/2026