Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë si destinacionin me rritjen më të lartë të numrit të turistëve përgjatë vitit 2024.
Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili e ka konsideruar këtë arritje, si një zhvillim të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.
“MIRËMËNGES dhe me këtë gjë, që s’është imja, s’është jona, e UN Tourism, organizata më e madhe e madhe e turizmit, anëtarët e anëtarësimit janë shtetet e OKB, e të dhënave të cilës janë botërisht të respektuara; me Shqipërinë që duket se si destinacioni zë vend në vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Sikurse ka bërë me dije edhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, Shqipëria është vizituar nga rreth 11 milionë turistë gjatë vitit që 2024-ës, përmes aeroportit të Tiranës, duke shënuar një rritje krahasuar me një vit më parë (2023).

- UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League! - 03/11/2026
- “Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore! - 03/11/2026
- NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës - 03/11/2026