Presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Kongres surprizoi një fëmijë 13-vjeçar të diagnostikuar me kancer në tru, ëndrra e të cilit është të bëhet agjent i Shërbimit Sekret.
Trump e emëroi atë anëtar nderi të Shërbimit Sekret Amerikan.
“Sonte na bashkohet një djalë i ri që e do vërtet policinë tonë”, tha Trump pasi lavdëroi oficerët e zbatimit të ligjit të Amerikës.“Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ndodhi më shumë se gjashtë vjet më pare (në vitin 2018),” vazhdoi presidenti.
“Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ndodhi më shumë se gjashtë vjet më pare (në vitin 2018),” vazhdoi presidenti.
“Që nga ajo kohë, DJ Daniel dhe babai i tij kanë “luftuar” për të realizuar ëndrrën e tij”.
“Dhe sonte, DJ, ne do t’ju bëjmë nderin më të madh nga të gjithë. Unë po i kërkoj drejtorit tonë të ri të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që t’ju bëjë zyrtarisht agjent të Shteteve të Bashkuara.”
DJ është betuar si oficer nderi i zbatimit të ligjit në agjencitë policore në të gjithë vendin.
13-vjeçari reagoi me habi pas deklaratës së Trump para se babai i tij ta ngrinte në krahë për ta parë turmën. DJ ngriti me krenari certifikatën e tij të re dhe u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.
- Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove - 23/07/2026
- Protestuesit, gurë policisë/ Leka: Aktet e dhunshme tregojnë nervozizmin e organizatorëve dhe pagatorëve të tyre - 23/07/2026
- Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike - 23/07/2026