19.5 C
Tirana
17 / 06 / 2025

“Primaret? Ndeshje miqësore, finalja është më 11 maj”, Sula: Gabimet e Berishës…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar procesin e primareve në PD, ku ai doli një nga kandidatët më të votuar.

I ftuar në studion e News24, Sula e cilësoi këtë proces si një “ndeshje miqësore”, ndërsa theksoi se beteja e vërtetë e demokratëve është me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Sulës, organizimi i partisë është kyç për suksesin elektoral, duke vënë theksin te rëndësia e përzgjedhjes së kandidatëve dhe roli i kryetarit. Ai pranoi se ka pasur gabime në përzgjedhje, por vlerësoi Sali Berishën për aftësinë e tij në përpunimin e informacionit dhe vendimmarrjen.

“Berisha ka një gjë të mirë, sepse ka burime të ndryshme informacioni që i përpunon në fund,” tha Sula, duke nënvizuar rëndësinë e strukturave të PD në përballjen elektorale që po afron.

“Kjo ishte një ndeshje miqësore, sepse finalen tonë e kemi në zgjedhjet e 11 majit. Beteja jonë është me Partinë Socialiste, jo me njëri-tjetrin. Partia është e organizuar në formën e një piramide. Ka shumë hallka dhe kryetari është i fundit. Nuk di kryetari i partisë Sali Berisha cilët janë katundarët e mi në bazë apo degë. Ka të bëjë shumë përzgjedhja dhe organizimi i partisë deri në qelizë. Vlera e kryetarit të një partie ka të bëjë me bashkëpunëtorët që përzgjedh dhe mënyrën si ata veprojnë më pas. Kam 20 vite që punoj me Berishën. Ka gabime personale në përzgjedhjen e njerëzve të caktuar si kandidatë, por e ka marzhin e gabimit të pakët. Berisha ka një gjë të mirë sepse ka burime të ndryshme informacioni që i përpunon në fund”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x