10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

“Këta sikur i paguan Edi Rama”/ Sali Berisha, a mund të fitosh me Fredi Belerin në krah?

“Këta sikur i paguan Edi Rama, që t’ia lehtësojnë fitimin e mandatit të kartërt”.

Kështu shkruante një komentues, pasi takimit të Sali Berishës me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Kjo, pasi Berisha u shfaq krah Fredi Belerit.

Një personazh, që është akuzuar nga vetë pushteti i Berishës, për veprimtari terroriste në territorin shqiptar.

Beleri, njeriu që akuzohet për vrasje, simbolizon antishqiptarizmin në politikë, pasi është përdorur nga qarqe greke kundër Shqipërisë.

Dhe të shfaqesh me të në krah, në Athinë, ku për vite me radhë, emigrantët shqiptarë kanë ndjerë peshën e racizmit të politikës greke, në mos idiotësi, është një autogol i madh politik.

Një autogol, që Berisha e bën me vetëdije.

Por këtë radhë i shkoi kot, pasi nuk e begenisi askush nga Qeveria greke!/ Tema

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x