Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur sot, datë 24 Shkurt në SPAK.
Pasi ka dalë nga SPAK, kreu i PSD Tom Doshi ka thënë se ka qenë i thirrur për zgjedhjet në Rrogozhinë.
Në përfundim ai ka deklaruar se është pyetur pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë është takuar me një person që ka qenë nën përgjim.
“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.
I pyetur nëse do votojë për shkrirjen e SPAK, Doshi theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë. Ai shtoi se e mbështet reformën në drejtësi.
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026