Friedrich Merz, që ka grumbulluar shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani, ka theksuar mbështetjen për Ukrainën në 3-vjetorin e luftës.
“Tre vjet luftë në Evropë. Për tre vjet, ne jemi shoqëruar nga imazhet e tmerrshme të shkatërrimit dhe krimeve të luftës”, shkroi Merz, në një postim në platformën “X”.
Evropa mbetet e vendosur në anën e Ukrainës, shtoi ai.
“Tani më shumë se kurrë, ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë. Për një paqe të drejtë, vendi i sulmuar duhet të jetë pjesë e negociatave të paqes”, tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rama prezanton dy dokumente para Grupit të PS: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt - 24/07/2026
- “Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më! - 24/07/2026
- Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë - 24/07/2026