Gazetari i njohur i gazetës “New York Times”, Kenneth P. Vogel ka hedhur poshtë akuzën e Sali Berishës ndaj gazetës “New York Times”, se ajo është paguar nga Edi Rama 150 mijë euro për shkrimin për LaCivitën, i cili deklaroi se nuk po lobon për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës.
Në një postim në rrjetin X, Kennet Vogel postoi deklaratën e Berishës dhe shkruan:
“Sali Berisha, udhëheqësi i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, se ka paguar mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e partisë së Berishës të @ChrisLaCivita.
Akuzat e Berishës janë të pabaza.”
Nuk dihet nëse gazetari do ta padisë në gjyq Berishën për këtë shpifje, por një nga pengesat ende është që Berisha nuk shkon dot në SHBA.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026