Teksa po shkojmë pranë zgjedhjeve të 11 majit, duket se në Partinë Socialiste ka nisur një riformatim i rëndësishëm në disa qarqe të vendit.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në PS-në e qarkut të Kukësit, drejtuesi politik Eduart Shalsi, ka vendosur të largojë nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin.
Gjithashtu, nga posti i kryetarit të komanduar të PS-së në Kukës është shkarkuar edhe Albert Halilaj, i cili mban dhe detyrën e kryebashkiakut të qytetit. Kujtojmë se Halilaj ishte emëruar në këtë pozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, shkruan A2 CNN.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për këtë çështje, duke i lidhur ato me një incident të rëndë, ku një i afërm i kryebashkiakut të Kukësit është plagosur me armë zjarri.
Ndërkohë ende nuk ka informacion shtesë se përse kanë ndodhur këto lëvizje brenda Partisë Socialiste.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026