Nga Auron Tare
Ne postimin e djeshem mjaft domethenes te Kryeministrit, si nje alegori politike permendej nje shpend i quajtur “Bufi i kenetes” si nje specie negative dhe e demshme per mjedisin. Duke u konsultuar me specialistet e fushes, deshirojme te keshillojme z. Kryeminister se:
– Sipas literatures se botuar ne Udhezuesin “Shpendet e Shqiperise” mund te themi se specia me emrin “Bufi i Kenetes nuk ekziston ne Shqiperi.
Foto e postimit ne fakt eshte Kukuvajka apo e njohur ne emrin shkencor si (Athene noctua) apo ne anglisht Little Owl.
Ky shpend eshte mjaft i perhapur ne zonat rurale te Shqiperise dhe eshte shume i dobishem per mjedisin pasi ushqehet me zvarranike dhe minj. Nuk permendet si nje specie plackitese aq me shume ndaj shpendeve shtepiake. Sipas studimeve shkencore ka një rol kyç në ruajtjen e balancës së popullatave të brejtësve, kryesisht minjve, të cilët janë vektorë të transmetimit të shumë sëmundjeve.
Nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëve. Nuk ka asnje studim shkencor qe te vertetoje se Kukuvajka eshte nje shpend qe grumbullon pesticide apo toksina dhe aq me shume te jete armiqesor dhe helmues ndaj diversitetit. Perkundrazi Z. kryeminister nese Kukuvajka nuk do ekzistonte ne Shqiperi do na kishin mbytur minjte.
– Duke shprehur konsideraten tone per interesimin e Z Kryeminister ndaj mjedisit mund te themi se si rezultat i mungeses se specialisteve ne administrate, informacioni i dhene eshte teresisht i gabuar. Aq me shume kur mendon se shqiptaret taksapagues kontribuojne per mbajtjen ne kembe te Ministrise se Mjedisit, e cila nuk mundet te jape dot nje informacion te sakte Kryeministrit te vendit edhe per nje Kukuvajke.
P.S . Sipas specialisteve te fushes britma e shpendit ne videon e postuar te KM nuk eshte zeri i Kukuvajkes, por i nje shpendi tjeter.
Me poshte po publikojme listen e Bufeve dhe kukuvajkave qe jane identifikuar ne territorin shqiptar: bufi i madh, bufi veshgjatë, bufi veshshkurtër, bufi i vogël, bufi i dëborës, kukuvajka e uraleve, kukuvajka e pyjeve, kukuvajka kokëmadhe, kukuvajka mjekroshe.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1145552397107815