“Washington Post” ka analizuar vendimet e para të presidentit Donald Trump.
Sipas saj, dëmi që po shkakton Trump, mund të jetë i parikuperueshëm.
“Asnjë president në histori nuk ka shkaktuar më shumë dëme për kombin në një kohë kaq të shkurtër.
Ndërsa po hyjmë në javën e tretë të mandatit të dytë të presidentit Donald Trump, kaosi dhe trazirat e mandatit të tij të parë duken të parëndësishme në krahasim.
Vendi e mbijetoi Trumpin 1.0. Tani, ai përballet me një kërcënim të vërtetë që dëmi që ai mund të shkaktojë gjatë mandatit të tij të dytë mund të jetë i pariparueshëm.
Pozita e Shteteve të Bashkuara në botë, aftësia e tyre për të mbajtur vendin të sigurt, kapaciteti themelor i qeverisë federale për të funksionuar në mënyrë efektive – të gjitha këto do të duan vite për t’u riparuar, nëse kjo mund të arrihet fare”, shkruan gazeta e njohur.
- Njihuni me çiftet gjysmëfinaliste të Champions League, statistikat e përballjeve dhe kur do të luhen - 16/04/2026
- Video/ Mbrëmje spektakolare në Mynih! 7 gola të shënuar, një karton i kuq dhe Bayerni që eliminon Realin - 16/04/2026
- Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje - 16/04/2026