Qeveria vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit të skaduara, për të mundësuar votimin në zgjedhjet e 11 majit.
“Kjo situatë e krijuar do të zgjidhë shumë shpejt ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në platformën elektronike”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
I pyetur nëse do të mundësohet votimi i personave që jetojnë jashtë dhe nuk kanë fare dokument identifikimi shqiptar, ministri u përgjigj:
“Kjo nuk është e mundur të bëhet, pasi nuk e parashikon ligji. Të gjithë të tjerët tashmë do të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ”.
- “Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat… - 13/04/2026
- Ish-drejtori i CIA-s bën thirrje për shkarkimin e Trump: I papërshtatshëm dhe i paqëndrueshëm - 13/04/2026
- Sulmet e Trump ndaj Papës, reagon për herë të parë Vatikani/ “Trump nuk debaton me Leon: ai i lutet atij të tërhiqet në një gjuhë që ai mund ta dominojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, një gjuhë që refuzon të reduktohet në gramatikën e forcës”… - 13/04/2026