Emisioni “Open” u shndërrua në një arenë debati të ndezur mbrëmjen e sotme, teksa analisti Martin Leka dhe avokati përfaqësues i Gazment Bardhit, Marash Logu, përplasën pikëpamjet e tyre mbi përdorimin e familjarëve të politikanëve në diskursin publik të politikanëve.
Leka përmendi akuzat e bëra ndaj babait të kryeministrit Rama dikur, duke e cilësuar atë si një artist, por kjo është pritur nga reagimi i Logut, sipas të cilit ai nuk ishte artist, por një person që ka urdhëruar vrasjen e njerëzve.
Debati vijoi me etiketime në nivel personal, me Lekën që e cilësoi Logun si një kopje të Gazment Bardhit, ndërsa avokati iu drejtua analistit duke i thënë se po i thur elozhe komunizmit.
“Shyqyr që e kemi përcjellë komunizmin”, u shpreh Logu, ndërsa Leka u përgjigj se nuk është “përcjellë” akoma, duke iu drejtuar avokatit se “kemi babën e Zenit”, duke iu referuar kreut të PD, Sali Berisha me shprehjen e njohur të Bardhit. Leka ka theksuar se Gazmend Bardhi ka shpifur edhe kundër Sali Berishës dhe solli ndërmend deklaratën e Bardhit se nëse Sali Berisha vjen në krye të PD, ai do të tërhiqej nga politika. /Balkanweb/

- Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë - 21/09/2026
- “Trondit” ish-ambasadori Bosch: Thaçin e detyruam, Evropa kënaqi Serbinë. Tani është vonë… - 21/09/2026
- Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje - 21/09/2026