Liderët e G20 pozuan të hënën për fotografinë zyrtare të Samitit të Aleancës Globale për Luftën kundër Varfërisë dhe Urisë, me Malin e Sheqerit në Rio de Zhaneiro në sfond.
Por 3 prej liderëve kryesorë, Presidenti i SHBA, Joe Biden, Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e humbën fotografinë zyrtare pasi arritën me vonesë pas një takimi trepalësh. Treshja mbërriti pikërisht kur liderët po zbrisnin nga podiumi i fotografisë.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, hapi samitin e vendeve të G20 me nisjen e një aleance globale për të luftuar varfërinë dhe urinë, e mbështetur nga mbi 80 vende.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri - 21/10/2026
- “Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira! - 21/10/2026
- VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë! - 21/10/2026