10.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Nasto: 70% e bizneseve do të falimentojnë, protesta deri në grevë urie

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë është kundër vendimit të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kryetari i kësaj shoqate, Albert Nasto, shprehet se ky vendim është dëmi më i madh që mund ti bëhet ekonomisë së vendit, pasi shtrenjtimi i energjisë do të sjellë mbylljen e shumë bizneseve dhe e vendeve të punës. Rritja e çmimit të energjisë sipas Nastos do të sjellë gjithashtu rritjen e çmimeve për produktet dhe shërbimet e për pasojë uljen e fuqisë blerëse. 

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit të lartë të karburanteve, pritet të sjellë kaos ndoshta më të madh edhe nga ai i kohës së pandemisë. Ky vendim do të jetë dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë së vendit, bizneseve, të punësuarve. Rritja e çmimit të energjisë do sjellë rritjen e çmimit të produkteve sepse biznesi ska si të mbijetojë, kjo do të sjellë uljen e fuqisë blerëse. Po ashtu ky vendim do çojë në mbylljne e shumë bizneseve, e për të tepër mbylljen e vendeve të punës, dhe shpopullimin e vendit, pasi fuqia puntore do të largohet.”

Nasto thotë se shoqata po përgatitet për protesta gjithëpërfshirëse kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi në konsultime të vazhdueshme me specialistë, ekspertë dhe planet tona janë për greva, protesta, deri në mosbindje civile, pra nuk do të ndalojmë.”

Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë nëse ndodh shtrenjtimi i energjisë elektrike, të paktën 70% e bizneseve në vend do të falimentojnë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x