9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

NJE LAJM I MBREMSHEM DHE “FSHATI POTEMKIN”…

Nga Zef Preçi

Nje portal vendas publikoi mbreme vone lajmin e meposhtem. Nderkaq sot, me perjashtim te ndonje ripublikimi te kujdesshem (me reference) te ketij lajmi – terr i plote. Kjo jo se marrja si te pandehur (nese eshte bere) e nje zyrtari qofte ky edhe ne nje post te larte (psh nje kryebashkiak) perben lajm – tashme opinioni publik eshte mesuar me kete, ndonese shqetesimet nuk mungojne. Keshtu perben shqetesim publik dyshimi per balancim majtas-djathtas apo djathtas-majtas te zyrtareve te larte qe merren ne ndjekje penale per dyshim per perfshirjen e tyre ne vepren peanle te korrupsionit dhe krimit te organizuar; per tolerim te hetimeve apo zgjatje te pajustifikuar ne kohe qe ju jep mundesine te dyshuarve te fshehin pasurite e paligjshme ne emer te personave te trete; per lirim e menjehershem/doreheqje nga detyra qe mban zyrtari i dyshuar apo ofrim postesh me te larta zyrtare qe perkthehet ne publik perkatesisht si “dorezim” ose si sigurim i mbrojtjes politike perkunder deklarimeve publike te z. Rama se PS nuk mbron te korrupturit qe abuzojne me detyren, etj.

Nje shqetesim me vete perben edhe ndjekja penale ndaj nje numri zyrtaresh te dyshuar per korrupsion, por qe po hetohen per vepra penale minore ne raport me demin e shkaktuar financave publike me vendim-marrjet e tyre te hapura apo te fshehta. Keshtu shumica e qytetareve shqiptare, por sidomos ato te Tiranes, me shume se per fatin e hetimeve ne proces qe perfshijne kryebashkiakun Veliaj dhe “5D”-te e tij ne ate institucion, jane te interesuar per mospezullimin e pagesave te permuajshme nga taksat e tyre per inceneratorin qe nuk ekziston, per dergimin ne llogari off-shore te ketyre shumave per nje sherbim publik te pakryer. E keshtu mund te listonim edhe shqetesime te tjera publike qe presin pergjigje nga ecuria e veprimtarise ne proces te SPAK-ut dhe agjencive te tjera ligje-zbatuese ne mbeshtetje te tij.

Per vete rendesine e tij publike, lajmi i mbremshem meriton te demontohet ose te konfirmohet nga vete SAK-u, ndersa heshtja e mas-medias eshte nje prove me shume e kontrollit oligarkik dhe politik mbi mas-median, e shumave te medha te parave qe hidhen per te kontrolluar dhe filtruar informacionin per interesat e ketyre e kategorive sociale te vendit, por edhe per rreziqet qe i kanosen demokracise sone te brishte.

Tashme nuk perben asnje sekret per askend se ky vend perhere e me shume i ngjan nje fshati Potemkin. Sic dihet një fshat Potemkin eshte një ndërtim, me qellim qe të siguroje një fasadë të jashtme për një situatë, për t’i bërë njerëzit të besojnë se situata është më e mirë se sa është në të vërtetë. Behet fjale per një fshati të rremë portativ të ndërtuar nga Grigory Potemkin, një marshall dhe ish-dashnor i perandoreshës Katerina II, vetëm për t’i bërë përshtypje Perandoreshës gjatë udhëtimit të saj në Krime në 1787. Historia origjinale ishte se Potemkin ngriti vendbanime të rreme portative përgjatë brigjeve të lumit Dnjeper për të bërë përshtypje perandoreshën ruse dhe mysafirët e huaj. Strukturat do të çmontoheshin pasi ajo të kalonte dhe do të ri-montoheshin më larg përgjatë rrugës së saj për t’u parë përsëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x