13.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Majko, ironi me opozitën në Kuvend: Edhe unë, kur humbiste Flamurtari, e shaja nga nëna arbitrin…

Deputeti Pandeli Majko ka ironizuar deputetët e opozitës të cilët këtë të enjte u rikthyen në Parlament.

“Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit.

Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike.

Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna”, tha Majko.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x