9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

“Begaj po ndërton dy vila për djemtë”, Bardhi akuza edhe ministrit Hoxha: Vëllai yt do përfundojë në burg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Bardhi tha se Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”. Ai u shpreh se drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda është “ushtar i bandave të Elbasanit”. Më tej, Bardhi tha se opozita nuk ka respekt për presidentin, sepse është ushtar i kryeministrit Edi Rama.

Gazment Bardhi: Zotëria, ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e tyre. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit. Vellai i ministrit eshte nje hajdut atje ne OSHEE qe e përdor Belinda Balluku, vjedh paratë e shqiptarëve, po shumë shpejt do përfundojë në burg.

Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit.

Ka marrë leje ndërtimi për t’i ndërtuar djemve të tij dy vila. Por ta dijë se ashtu siç ia jep Rama lejet, ashtu opozita do t’ia nxjerrë nga hundët. Ambasadorët të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x