Pak pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve nga Donald Tramp (Trump), presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskyi) ka zhvilluar një bisedë telefonike me republikanin.
Dyshja ranë dakord që të ruajnë “dialogun e ngushtë” mes dy vendeve dhe të avancojnë bashkëpunimin e tyre.
“Roli i fortë dhe i palëkundur udhëheqës i SHBA-së është jetik për botën dhe për një paqe të drejtë,” tha presidenti ukrainas në një postim në X (ish-Tëitter).
“Unë vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për një qasje “paqe përmes forcës” ndaj çështjeve botërore. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të afrojë një paqe të drejtë në Ukrainë. Shpresoj se do ta zbatojmë këtë së bashku”, tha ai.
Vlen të theksohet se Tramp është zotuar të ndalojë mbështetjen e konsiderueshme financiare që SHBA po i japin luftës në Ukrainë.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026