Ndahet nga jeta farmacisti i njohur, Agim Dyrmishi. Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e tij, përmes një postimi në Facebook.
Dr. Agimi lindi në Berat më datë 10.10.1954. Në vitin 1977 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Tiranës. Ai ushtronte profesionin në qytetin e Tiranës, pranë Farmaci Agimi.
Me profesionalizmin e tij Agimi dha një kontribut të paçmuar në sistemin farmaceutik.
“Ndarja nga jeta e kolegut tonë, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët, qytetarët që ju shërbeu me devotshmëri dhe përkushtim dhe për të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, fëmijëve të tij dhe kolegëve tanë farmacistë Jona dhe Argi, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij. Përcjellja e Dr. Agimit për në banesën e fundit do të bëhet në varrezat e Sharrës, sot më datë 28.10.2024, në orën 13:00. Ceremonia mortore bëhet tek Funeral “Home Alba 2000″, tek rruga Durrësit (ish ambasada Jugosllave)”, thuhet në njoftim.
- Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve - 06/08/2026
- Video/ Një tjetër yll i Spanjës mban fjalën, lyen flokët ngjyrë rozë pas triumfit në Botërorin e Amerikës - 06/08/2026
- ‘Kemi humbur besimin te Infantino’/ UEFA konfirmon bojkotin e saj ndaj FIFA - 06/08/2026