Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë dhe e gjithë zona arkeologjike përrreth tij është zhytur në errësirë. Hajdutët kanë vjedhur kabullin që furnizin me energji këtë objekt historik dhe ndriçuesit e rrugës e mureve antik.
Vjedhja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa kabulli i energjisë është hequr në një gjatësi te konsiderueshme. Sapo kanë konstatuar rastin punonjësit e memorialit kane sinjalizuar policine. Këta të fundit kane kryer të gjitha veprimet në terren, por pa mundur ende që të bien e në gjurmet e autoreve të kësaj vjedhje.
Ky është rasti i tretë në një hark kohor mjaft të shkurter që vidhen kabujt e energjisë elektrike në zonen arkeologjike të Lezhës, ndërsa dhe rastet e mëparshme vijojnë të mbeten pa autor. Ndërkohë Bashkia Lezhë pritet të ndërhyjë për zevendesimin e kabullit të vjedhur dhe rikthimin e energjisë në memorialin e Gjergj Kastriotit dhe zonen arkeologjike përreth tij.
- Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve - 06/08/2026
- Video/ Një tjetër yll i Spanjës mban fjalën, lyen flokët ngjyrë rozë pas triumfit në Botërorin e Amerikës - 06/08/2026
- ‘Kemi humbur besimin te Infantino’/ UEFA konfirmon bojkotin e saj ndaj FIFA - 06/08/2026