Djali i Ilir Metës ka marrë CD e seancës gjyqësore.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se djali i ish-presidentit u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi CD audio të seancës në të cilën u mbajt me dyer të mbyllura verifikimi të kushteve të sigurisë.
Më herët, Monika Kryemadhi premtoi se do t’ua dorëzojë ato mediave që të transmetojnë se çfarë ka ndodhur brenda seancës ku u njohën me masën e sigurisë.
Ish-presidenti u arrestua të hënë pranë Casa Italia në Tiranë më urdhër të SPAK. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve - 06/08/2026
- Video/ Një tjetër yll i Spanjës mban fjalën, lyen flokët ngjyrë rozë pas triumfit në Botërorin e Amerikës - 06/08/2026
- ‘Kemi humbur besimin te Infantino’/ UEFA konfirmon bojkotin e saj ndaj FIFA - 06/08/2026