Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në kryeqytet. Fillimisht presidenti i Partisë së Lirisë gjendej në godinën A, por tashmë është zhvendosur në zonën B.
Lajmin e bën të ditur, Anila Hoxha, e cila në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha tregoi gjendjen e liderit të PL-së si dhe kërkesën e tij të fundit për gardianët e burgut.
“Ilir Meta ndodhet vetëm në qeli në zonën B të burgut 313-të. Ai ka preferuar të qëndrojë i veçuar nga të tjerët, ndërsa i ka kërkuar gardianëve të burgut nëse ka një ambient palestre që të merret me sport”, tha gazetarja Anila Hoxha.
Kujtojmë që presidenti i Partisë së Lirisë akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Aktualisht ai është lënë në masë sigurie burg pa afat.
- Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve - 06/08/2026
- Video/ Një tjetër yll i Spanjës mban fjalën, lyen flokët ngjyrë rozë pas triumfit në Botërorin e Amerikës - 06/08/2026
- ‘Kemi humbur besimin te Infantino’/ UEFA konfirmon bojkotin e saj ndaj FIFA - 06/08/2026