Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është takuar ditën e sotme me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Presidenti Begaj, përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë detaje nga takimi.
Begaj thotë se me Presidenten e KE-së diskutuan për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit në Be.
Begaj: I lumtur të takohem me Presidenten Ursula Von der Leyen e të shkëmbejmë në një diskutim të hapur pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE. Mirënjohje, Presidente Von der Leyen, për përkushtimin tuaj personal për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025! Do të bëjmë gjithçka që t’i përgjigjemi aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026