Qeveria italiane nuk ka në plan të ndalojë dërgimin e azilkërkuesve drejt qendrave të Shëngjinit dhe Gjadrit. Për të anashkaluar bllokadën e drejtësisë, e cila vendosi riatdhesimin e emigrantëve të transportuar në Shqipëri, qeveria Meloni pritet të miratojë të hënën një dekret ligjor me një listë të vendeve të sigurta, që do të përditësohet çdo 6 muaj.
Në përgjithësi, vendet e sigurta nënkuptojnë ato ku respektohen të drejtat e njeriut dhe demokracia. Seksioni i imigracionit në Gjykatën e Romës nuk i njohu Bangladeshin dhe Egjiptin, dy shtetet e origjinës së emigrantëve të transportuar në Shqipëri, si “vende të sigurta”. Rrjedhimisht, asnjë procedurë riatdhesimi nuk mund të zbatohet për qytetarët e këtyre vendeve.
Vendimi i Gjykatës se Romës që urdhëroi kthimin urgjent në Itali të 12 emigrantëve të shpëtuar në ujërat e Mesdheut, ka rritur tensionet politike në Itali.
Ministri italian i drejtësisë tha se nuk i takon gjyqësorit të vendosë nëse një shtet është i sigurt, dhe se kjo është një çështje e politikës së lartë.
Ndërsa zv.kryeministri Mateo Salvini, në një deklaratë për televizionin publik italian Rai hodhi akuza ndaj gjykatave italiane duke i cilësuar si të politizuara.
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026