15.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

Ish të burgosurit politikë në grevë urie para Parlamentit, njëri dërgohet në Urgjencë

Një nga 5 ish-të burgosurit politik, i moshës 84 vjeçare, është dërguar në Urgjencë, pasi ka ndjerë shqetësime shëndetësore gjatë qëndrimit në grevë, shkruan A2 CNN. Problemet me zemrën por dhe mungesa e ushqimit, kanë përkeqësuar gjendjen e të moshuarit, i cili po qëndronte prej disa ditësh në rezistencë.

Prej disa ditësh ish-të burgosurit janë vendosur përballë godinës së Kuvendit, ku kanë improvizuar një tendë, duke hyrë në grevë urie. Ata pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë për vitet që kanë kryer burg gjatë kohës së diktaturës komuniste, ata ose familjarët, nuk është i mjaftueshëm.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, numri i të burgosurve politikë ishte shumë i lartë. Sipas të dhënave, deri në vitin 1990, rreth 25,000 individë ishin të dënuar për arsye politike. Një raport i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri ka treguar se nga këta të burgosur, 26 768 ishin burra dhe 7367 gra. Po ashtu, 984 persona humbën jetën në burgje për shkak të kushteve të rënda dhe torturave, ndërsa 308 të tjerë humbën aftësinë e tyre mendore.

Gjatë viteve të regjimit komunist, shumë individë u arrestuan dhe u dënua për shkak të kundërshtimit të regjimit. Kjo përfshinte intelektualët, ish-krerët e partive politike dhe çdo individ që konsiderohej si “armik i popullit”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x