Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berisha ka shkruar histori të shëmtuar përçarjeje mes shqiptarëve.
Brizida Gjikondi: “Nuk mendoj që është modeli i suksesit. Ne e dimë që edhe Haxhi Qamili kishte mbështetësit e tij. E rithem që nuk do doja të krahasoja Berishën me personazhe të tjerë. Është atipik, i vetëm në llojin e tij. Për moshën biologjike që ka, i ka kaluar ata, bëri 80 vjeç dje. Mendimi im personal, figura e Berishës, nuk jemi objektiv në gjykimin tonë. Kemi qasje edhe subjektive, mendoj që Berisha ka shkruar histori të shëmtuar përçarjeje mes shqiptarëve. Gjuha e tij ka qenë agresive. Frymë dhe moral nuk kemi në berishizmin e tanishëm. Çdo epokë ka pasur personazhet e saj dhe çdo personazh ka pasur mbështetësit e tij. Në epokën materialiste, ka hypur në një varkë me dinakërinë e tij, që e karakterizon. Duhet parë edhe karakteri i ballkansave. Kjo e Berishës është kalbëzim i shëmtuar, e panevojshme dhe tregon stofin e tij jo cilësor.”
Ndërsa profesor Edmond Dragoti deklaroi se: “Nuk mund të pretendojmë të bëjmë krahasime në kohë të ndryshme. Por sidoqoftë të përbashkëta kanë. Pjesa e përbashlkët, kanë jetuar dhe drejtuar në një vend që ka pasur probleme të mëdha. Kjo i ka bërë ato të kenë qëndrime autoritariste të mirëfillta. I kanë realizuar objektivat e tyre. Në këtë kuptim, ata njerëz egoist, kanë arritur të drejtojnë për një kohë të gjatë. Njerëzit i kanë brenda edhe engjëjt edhe djajtë. Agresiviteti është mekanizëm mbrojtës për të mbijetuar. Por në rastin e liderit, agrisivitetin e përdor për të ruajtur pushtetin.”
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026