Amerikanët duket se po e presin me padurim ditën e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit që do të caktojë drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë për 4 vitet e ardhshme.
Dhe kjo u vu re në shtetin e Georgia, i cili tashmë ka hapur kutitë për votimin e hershëm për zgjedhjet presidenciale.
Georgia, ka tejkaluar rekordin e saj për votime të hershme, me 252,000 njerëz që tashmë kanë shkuan në qendrat e votimit, pavarësisht nga pasojat e uraganit Helene në shtet.
Rekordi i mëparshëm për ditën e parë të votimit të hershëm ishte 136,000 në vitin 2020.
Georgia do të jetë një ndër shtetet kyçe në këto zgjedhje, me ish-presidentin Donald Trump që përpiqet ta rifitojë atë pasi humbi me një diferencë të vogël ndaj Joe Biden katër vjet më parë dhe pas tentativës për të përmbysur rezultatin, rrethanë e cila është objekt i një prej procedimeve ndaj manjatit.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026