15.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

Tolstoi dhe historia e tij në një stacion treni

Një ditë, Leo Tolstoi po qëndronte në platformën e stacionit e Tulës, kur një tren korrier bëri një ndalesë të shkurtër.

Një zotëri doli me shpejtësi nga një vagoni i klasit të parë dhe vrapoi drejt bufesë. Pak çaste më vonë, një zonjë doli nga treni dule thirrur pas tij: “George! George!”

Por George, i fokusuar në gjërat që interesohej, nuk e dëgjoi atë.

Zonja, disi e alarmuar, vuri re Tolstoin aty afër, duke e ngatërruar me një plak të zakonshëm, ajo jo i’u afrua dhe i tha: “O plak, a mund ta marrësh atë zotërinë atje? Unë do t’ju jap një qindarkë.”

Tolstoi, i argëtuar, u bind dhe e ktheu Georgen te zonja, e cila i dha atij qindarkën e premtuar. Ndërsa ajo u çlirua nga tensioni, shikuesit në platformë filluan të pëshpërisnin të emocionuar në drejtim të plakut: “Shikoni, shikoni, është Tolstoi!”

Zonja, e intriguar dhe kureshtare, pyeti: “Ku? Ku?”

Kur i treguan me gisht plakun që e kishte marrë George, ajo u trondit thellë. Duke nxituar drejt tij, ajo thirri e entuziazmuar: “Konti Tolstoi, të lutem më fal! Jam shumë e turpëruar me ju…”

Më pas ajo kërkoi qindarkën që i kishte dhënë për shërbimin e kërkuar, në përpjekje për të korrigjuar gabimin e bërë.

Tolstoi, me një të qeshur të përzemërt, u përgjigj: “Jo, nuk do të heq dorë nga kjo qindarkë… Mund të jetë e vetmja qindarkë që kam fituar ndonjëherë me ndershmëri.”

Ndërsa ra zilja e tretë, duke sinjalizuar nisjen, zonja e tronditur u largua shpejt për në vagonin e saj.

Kjo anekdotë, nga biografia e Ivan Nazhivin “Shpirti i Tolstoit”, kap përulësinë dhe humorin e Tolstoit, madje edhe përballë identitetit të gabuar.

Përgatiti: Albert Vataj

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x