Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Beograd. Ai do të diskutojë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ai që e priti në aeroportin Nikola Tesla ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas takimit të dy presidentëve do të vijojë sesioni i katërt i Këshillit të Lartë për Bashkëpunim Serbi-Turqi dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, me praninë e dy presidentëve.
Siç është paralajmëruar, Vuçiç dhe Erdogan do të marrin pjesë në forumin e biznesit. Më pas Erdogan nga Beogradi do të udhëtojë për në qytetin rus të Kazanit, ku do të mbahet Samiti i BRICS. Ai pritet të takohet edhe me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026