Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, këngëtarin dhe fituesin e show-t Big Brother Albania. Ejlli u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.
Sipas dosjes hetimore, Luiz Ejlli, në vitin 2015 kur ende posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka falsifikuar një deklaratë noteriale që është përdorur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës për te justifikuar pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme.
Pavarësisht vendimit, çështja pritet të shkoje në Gjykatën e Apelit dhe nëse kjo e fundit konfirmon vendimin e dënimit, atëherë Luiz Ejlli duhet të vuaje një vit burgim për falsifikim dokumentesh.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026