Pas gjashtë vitesh procesesh nga dita e publikimit të ‘Babalës’ Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të thyejë heshtjen.
Në Opinion, deputeti socialist ka sqaruar pozicionin e tij në dënimin e Ervin Salianjit.
“Unë s’do doja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë, por është e rëndë ajo që ka bërë. Ka 6 vite që çfarë nuk kam dëgjuar për këtë histori dhe familja ime është vrarë shpirtërisht për fakte të pavërteta. Ervin Salianji nuk është denuar për atë që tha për vëllanë tim, por është dënuar sepse me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal ndaj vellait tim me synimin që të më godasë mua si politikan. Sepse deri tani është trajtuar sikur është dënuar pse bëri kallëzim publik” – tha Fatmir Xhafaj.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026